Me dilemë hamletiane, e përditshmja në gjuhën maqedonase “Дневник”, duke u thirrur në burimet e saja të paidentifikuara, shkruan që nuk do të ketë takim mes liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, për vulosjen e platformës së përbashkët për të cilën ranë dakord në takimin e thirrur në Tiranë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. 

Gazeta e afërt me partinë maqedonase VMRO-DPMNE, shkruan se në vend të platformës së përbashkët të partive shqiptare, për të filluar bisedimet për formimin e Qeverisë me partitë maqedonase, ata do të nënshkruajnë një dokument zyrtar për të filluar bisedimet për platformë të përbashkët.

Edhe përkundër paralajmërimeve, shkruan gazeta, nga ana e BDI-së se do të ketë edhe një takim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë liderët shqiptarë që kanë fituar mandate, një takim të tillë nuk do të ketëE në ndër kohë, zëdhënësi  i BDI-së, Bujar Osmani dje bëri thirrje që më së voni deri më 7 janar partitë shqiptarë të ratifikojnë platformën e përbashkët ndërsa më pas kreu i BDI-së Ali Ahmeti pritet të ftoj takimin e radhës me liderët shqiptarëZëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ftoi edhe Partinë Demokratike Shqiptare që t’i bashkëngjitet tyrezës së përbashkët.

Mendoj se sipas marrëveshjes së arritur deri më 7 janar ose deri ne këtë fundjavë të gjitha kryesitë e partive politike nënshkruese të atij memorandumi ose asaj platforme të përbashkët duhet të ratifikojnë atë marrëveshje, të dal ose që buron nga partitë politike, duhet të ratifikohet në kryesitë e tyre. Me këtë përfundon dhe faza e parë e bashkërrendimit dhe arrihet qëllimi i bashkëpunimit të partive politike shqiptare për këtë fazë dhe pastaj nëse do të ketë nevojë për takime tjera do të informoheni”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Kujtojmë që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë muajt dhjetor të vitit 2016, ftoi liderët e partive politike parlamentare shqiptare për një takim dhe unifikim të platformës, por përgjigjes nuk iu përgjigjen drejtuesit e Lëvizjes Besa dhe PDSH-së. Kjo e fundit, madje nuk shkoi as në takimin e thirrur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Supozimet e ngritura nga e përditshmja maqedonase “Дневник”, mund të bazohen pikërisht nga plasaritja që u shfaq me “bojkotin” te takimi i Ali Ahmetit nga drejtuesit e ëvizjes Besa dhe PDSH-së.