NATO-ja ka njoftuar se ka përfunduar misionin kundër piratëve në Oqeanin Indian, pas rënies së sulmeve ndaj anijeve tregtare.

Aleanca ka njoftuar sot se forcat e saj tani po lëvizin në Detin e Zi, pranë Rusisë dhe Mesdheut, për shkak të krizës së refugjatëve, transmeton KosovaPress.

NATO-ja kishte ndërmarr një operacion të zgjeruar ushtarak për të mbrojtur anijet, kryesisht ato tregtare, që sulmoheshin nga piratët në Oqeanin Indian.