Një tjetër muze do ti shtohet Tiranës ku qytetarët e saj do të kenë mundësi të prekin nga afër një pjesë të historisë që është e panjohur për publikun deri sot.

Në kuadër të 104 vjetorit të Pavarësisë, me datë 28 nëntor në Tiranë do të hapet edhe muzeu i Bunkerit. Ky muze, i cili ndodhet në zemër të Tiranës, mes Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme do të shpalojë një pjesë të historisë së xhandarmërisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për xhandarmërinë rreth viteve 1912 deri në vitin 1989. Muzeu do të jetë i hapur për publikun për ti njohur nga afër me faktet e rëndësishme historike.

Muzeu është projektuar nga Artan Shkreli. Bunkeri ishte hyrja e një tuneli antibërthamor i ndërtuar në periudhën e komunizmit nga udhëheqësit e asaj kohe për tu strehuar në rast të një sulmi.

Kur bunkeri nisi të ndërtohen si muze para një viti, ai thuajse u shkatërrua nga opozita pasi u pa si një glorifikim i simboleve të Enver Hoxhës. Madje edhe sot janë ruajtur gjurmët e sulmit të opozitës.