Më shumë se dy milionë shqiptarë kanë parë Edi Ramën në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës vetëm përmes rrjeteve sociale, një intervistë që siç duket nga të dhënat mori vëmendjen e të gjithëve.

Intervista e liderit të qeverisë, veç personave që e kanë parë në Prime Time në TV Klan, është ndjekur me interes masiv në livestream në rrjetet sociale.

Më saktësisht, kjo intervistë, ka shënuar plot 1 milionë e 200 mijë reach në faqen e Ermal Mamaqit dhe 1 milion në faqen e Edi Ramës, ndërsa në total, në të dyja faqet e Facebook ka arritur plot 11500 shares (shpërndarje).

Por ajo që nuk dinit është që me keto të dhëna rezulton si intervista më e suksesshme dhe me audiencën më të lartë të realizuar ndonjëherë në “Xing me Ermalin”, e ndoshta në televizionet shqiptare.

Për rreth 1 orë e 45 minuta njerëzit kanë qënë të mbêrthyer para ekranit të tv, celularëve apo tabletit, duke parë batutat që kanë shkëmbyer gjatë emisionit Edi Rama dhe Ermali Mamaqi, të cilat janë komentuar gjatë në rrjetet sociale, por ka qenë gjithashtu edhe një nga ngjarjet më të komentuara mediatike kohët e fundit.

Por, interesi për deklaratat e Edi Ramës në “Xing me Ermalin” e pyetjet “ngacmuese” të Ermal Mamaqit ka qenë edhe më i madh se kaq.

Mbrëmjen e së shtunës, lajmet dedikuar pikërisht kësaj interviste në kohë reale në “Xing.al” kanë thyer gjithashtu rekord klikimesh./xing