Arsene Wenger mund të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni

Trajneri francez, Arsene Wenger ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me Arsenalin dhe ende nuk ka vendosur për nënshkrimin e kontratës së re.

Kjo ka bërë që The Sun të supozojnë për zëvendësuesin e tij dhe në listë janë shtatë trajner, ku prin Diego Simeone i Atletico Madridit.

Trajnerët tjerë që mund të zëvendësojnë Wengerin janë:

Eddie Howe (Bournemouth), Massimiliano Allegri (Juventus), Joachim Low (Gjermani), Thomas Thuchel (Dortmund), Ralph Hasenhuttl (Leipzig) dhe Patrick Vieira. /Express/