sode-buke

 

Soda e bukës është një produkt i jashtëzakonshëm. Duket pak si e pabesueshme, por ajo realisht mund të bëjë mrekullia. Efektet mahnitëse të saj mund t’i shihni që nga përdorimi në kuzhinë, deri tek larja e rrobave dhe si produkt kozmetik. Bright Side ka bërë një koleksion të përdorimeve më të zakonshme të këtij produkti të përditshëm, të cilën ne po i ndajmë me ju:

E dobishme për larjen e rrobave

sode-buke_larjen-e-rrobave

Përdorimi i sodës së bukës (e tretur në ujë) direkt tek rrobat ose në makinën larëse do të ndihmojë:

  • për të zbutur rrobat dhe eliminuar aromat.
  • për të hequr të gjitha njollat e verdha që mbeten nga djersa në bluzat e bardha.
  • për të hequr njollat e bojës.
  • për të hequr njollat e frutave apo verës.

Përdorime fantastike në kuzhinë

sode-buke_kuzhine

Soda e bukës është një pastrues natyral shumë efikas. Duke hedhur pak sodë buke në një sfungjer apo leckë të lagur, ju mund ta përdorni për:

  • pastrimin e mikrovalës dhe sobës.
  • heqjen e yndyrës tek mobiliet e drurit apo tek soba e gazit.
  • dezinfektimin dhe aromatizimin e mobilieve.
  • pastrimin e enëve të kuzhinës.
  • larjen e frutave dhe perimeve, për t’u hequr pesticidet.
  • pastrimin e frigoriferit, brenda dhe jashtë.
  • heqjen e ushqimeve të ngjitura në tigan apo tenxhere.

Perfekte për pastrimin e shtëpisë

sode-buke_shtepie

Po kërkoni për një pastrues shumëpërdorimësh? Mjafton vetëm të tretni pak sodë buke në ujë dhe ja ku e keni! Përdoreni atë si spraj ose vetëm hidhni pak sodë buke në një copë ose sfungjer:

  • Për të pastruar bizhuteritë, aksesorët e argjendit ose metalit.
  • Për të dezinfektuar tualetin dhe pllakat e banjës.
  • Për të zhbllokuar tubat.
  • Për të hequr njollat në mobiliet e drurit.
  • Për të pastruar qelqet dhe gotat e kristalit, që të shndrisin.
  • Për të pastruar hekurat e skarës.
  • Për të hequr ndryshkun tek objektet metalike.
  • Për të zbardhur atletet sportive.

E jashtëzakonshme për heqjen e aromave

sode-buke_ere

Soda e bukës është gjithashtu një aromatizuese e shkëlqyeshme. Përdoreni këtë pluhur për:

  • Të hequr erën e keqe tek këpucët.
  • Të hequr çfarëdolloj ere tek duart.
  • Për të hequr aromat tek frigoriferi dhe mikrovala.
  • Për të eliminuar erërat e këqija nga koshi i plehrave.
  • Për të hequr erën e urinës së maces ose qenit.
  • Për të hequr erën e keqe në dyshek.
  • Që të mos marrë erë të keqe valixhja.
  • Për të aromatizuar makinën.

Si një ingredient i rëndësishëm në gatim

sode-buke_gatim

Soda e bukës gjen përdorim edhe në shumë receta të ndryshme. Ajo mund të përdoret për:

  • Të zbutur mishin e lopës dhe pulës.
  • Për të mbajtur ngjyrën e bardhë të lulelakrës dhe hequr erën e saj.
  • Për të neutralizuar aciditetin tek lëngu i portokallit.
  • Për të hequr shijen e uthullës së mollës.

Efikase për shërimin e disa sëmundjeve

sode-buke_semundje

Mund ta përdorni sodën e bukës për të shpëtuar nga disa sëmundje të zakonshme. Treteni atë në ujë dhe përdoreni si kompresë të ftohtë ose për gargare. Ky solucion do t’ju ndihmojë:

  • Kur keni probleme me tretjen (biokarbonati i sodiumit është një antacid efikas).
  • Për të eliminuar gazrat e shkaktuar nga konsumimi i perimeve.
  • Për të lehtësuar dhimbjet e bajameve dhe përshpejtuar procesin e shërimit.
  • Për të pastruar një hundë të zënë.
  • Për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve.
  • Për të lehtësuar dhimbjet kur digjni gjuhën.
  • Për të trajtuar plagët e formuara në gojë.
  • Në rastet kur keni të përziera apo jeni helmuar.

Si produkt për kujdesin dentar

sode-buke_dhembe

Soda përdoret edhe për dhëmbët. Ajo ndihmon në zbardhjen e tyre dhe parandalimin e formimin  gurrëzave. Gjithashtu largon erën e keqe të gojës dhe e pastron atë nga mikrobet.

Përdoret për fytyrën dhe flokët

sode-buke_floke

Soda është një produkt shumë i mirë për lëkurën dhe flokët. Ju mund ta përdorni atë për:

  • Të shmangur irritimin e lëkurës pas rruajtjes.
  • Për të hequr njollat e zeza dhe puçrrat në fytyrë. Soda e bukës mund të përdoret edhe si një pastrues i fytyrës dhe trupit.
  • Për të hequr toksinat nga lëkura.
  • Për t’i larë flokët pa shampo.
  • Për të parandaluar formimin e zbokthit.
  • Për të zbardhur pjesën poshtë krahëve, gjunjët dhe bërrylat.

Përdorime të tjera të sodës së bukës

sode-buke_perdorime-te-tjera

Ka edhe disa përdorime të tjera fantastike të sodës së bukës, për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë:

  • Në raste emergjente soda e bukës mund të përdoret për shuarjen e zjarrit.
  • Soda e bukës përdoret gjithashtu për të vrarë insektet dhe mbajtjen larg të buburrecave.
  • Për të eliminuar barërat e këqija në lëndinë.

Burimi: Bright Side / https://manastirilajm.com