Pas lajmit të shpërndarë në media se përfaqsues të Lëvizjes Besa janë takuar me Radmilla Sheqeinskan e LSDM në restorant Tivoli në Shkup, me një reagim në rrjetin social Facebook e ka përgënjeshtruar zëdhënesi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani.

Nuk kemi patur asnjë takim, të gjitha janë spekulime, kështu i komentoi Orhan Murtezani, zëdhënësi i Besës, informatat të cilat dolën mbrëmë nga disa media se zv. Kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka patur takim me përfaqësues të tyre.

Murtezani në llogarine e tij në Facebook shkruan: “Takimet e Lëvizjes BESA nuk u ngjajnë takimeve të fshehta të BDI-së me naçallnikun. Për çdo takim tonin opinioni do të jetë i njoftuar me kohë”.

orhan-murtezani