Rezultatet nga kërkimi për: aurenc bebja

KRYEREDAKTORI I “PRO ARMENIA” (MAJ 1901) : “ISMAIL QEMALI, NJË BURRËSHTETAS I AFTË DHE SHUMË POPULLOR NË SHQIPËRI, I PËRNDJEKUR NGA REGJIMI I ABDUL HAMIDIT ”

Kryeredaktori i gazetës “Pro Armenia”, Pierre Quillard, ka botuar, me 10 maj 1901, në faqen n°95, një shkrim për Ismail Qemalin, i cili, pas arratisjes të një viti më parë nga Turqia (maj 1900), nëpërmjet luftanijes angleze “Salamander”, ndiqej tashmë penalisht nga regjimi i sulltan Abdul Hamidit.   Quillard ka shprehur asokohe mendimin e tij për patriotin shqiptar si dhe ka sjellë për lexuesit e “Pro Armenia” urdhër arrestin në fjalë të lëshuar kundër Ismail Qemalit.   Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :   Deri tani,...

Lexo më shumë

KONSULLI FRANCEZ NË LIBRIN E TIJ (1858) : “GRATË SHQIPTARE, MYSLIMANE E TË KRISHTERA, HEROINA. INFLUENCA E TYRE, SHUMË E RËNDËSISHME NË SHOQËRINË SHQIPTARE”

Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij “Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie – Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri – Paris, 1858 ”, ka përshkruar asokohe në mënyrë të hollësishme Shqipërinë Veriore.   Autori, ndër analiza të ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare, të cilat i hasim gjatë leximit të veprës së tij prej 550 faqesh, nuk ka harruar të flasë edhe përgruan shqiptare dhe ndikimin e saj në aspektin familjar dhe publik.   Në vijim, do të gjeni fragmentin e shkëputur nga libri...

Lexo më shumë

LE CONSTITUTIONNEL (1900) : ARRATISJA E ISMAIL QEMALIT DHE TRE DJEMVE TË TIJ NGA TURQIA NËPËRMJET LUFTANIJES ANGLEZE, “SALAMANDER”

Gazeta franceze, “Le Constitutionnel”, ka botuar, të premten e 4 majit 1900, në ballinë, një shkrim në lidhje me arratisjen e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia.   Atdhetari shqiptar, i emëruar nga sulltani në postin e Valit në Tripoli, kishte planifikuar të udhëtonte drejt këtij destinacioni nëpërmjet anijes “Fuad”, por gjithçka ka ndodhur ndryshe.   Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë mbi planin e arratisjes së patriotit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :   Arratisja e Ismail Qemal Beut vazhdon të jetë objekt i të gjitha komenteve....

Lexo më shumë

LE FIGARO (1912) / ÇFARË NDODHI ME ISMAIL QEMALIN DHE SUITËN E TIJ MË 19 NËNTOR 1912 ? RRËFIMI I RRALLË NË PRESTIGJOZEN FRANCEZE : “UNË JAM DËSHMITARI I NJË NGJARJEJE PËR TË CILËN DO TË FLASË EVROPA.”

Prestigjozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen n°2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.   Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste – Brindisi – Patras, është ndryshuar.   Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “ Dars (Klos), Mat – Albania ” :   Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës   Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19...

Lexo më shumë

LE RADICAL (PRILL, 1913) : INTERVISTA E ISA BOLETINIT – SHQIPTARIT TË FAMSHËM DHE MINISTRIT TË LUFTËS NË QEVERINË E PËRKOHSHME – PËR KUFIJTË E SHQIPËRISË

Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të mërkurën e 9 prillit 1913, në faqen n°3, intervistën e patriotit dhe trimit shqiptar, Isa Boletini, në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.   Atdhetari shqiptar, ashtu siç i ka hije një lideri, ka mbrojtur asokohe çështjen e kombit tonë, madje duke dhënë edhe disa këshilla për fqinjët tanë.   Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “ Dars (Klos), Mat – Albania ” :   Kufijtë e Shqipërisë   Romë, 8 prill. – Në një intervistë, Isa Boletini, shqiptari i famshëm, i cili aktualisht shërben si Ministër...

Lexo më shumë

Pin It on Pinterest