Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar  votimin e sotëm si një referendum për të ardhmen e Kosovës.

Kjo parti iu ka bërë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime.

Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në perputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore.Sfidë e të gjithë neve mbetet që ky proces të përfundojë në këtë frymë dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa votuar.

Strukturat dhe elektorati i Aleancës në këtë proces zgjedhor janë të mobilizuara më mirë sesa në të gjitha zgjedhjet e deritashme.  Kjo është garanca që në fund të ditës do ta prodhojë një rezultat që është edhe përtej pritjeve tona.

Ky subjekt politik ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes “përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione”, transmeton Klan Kosova.