Për nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi nuk ka asnjë dileme se Ramush Haradinaj do të lihet i lirë dhe do të kthehet në Kosovë.

Abrashi, i cili ndodhet në Francë ka thënë për Indeksonline, se kryetari i AAK-së do të kalojë edhe këtë sfidë të padrejtë ndaj tij dhe shumë shpejt do të kthehet në Kosovë për të vazhduar punën e tij.

“Nuk dyshojmë fare në lirimin e tij. Se a do të lirohet nesër apo të hënën mbetet të shihet, por një gjë është e sigurte Ramush Haradinaj shpejt do të jetë në Kosovë”, ka thënë Abrashi.

I pyetur lidhur me kërkesën e palës serbe qe ai të ekstradohet në Serbi, nënkryetari i AAK-së ka thënë se kjo nuk ka mundësi të ndodhë.