Ahmeti paralajmëroi se kriza politike mund të zvarritet me vite në Maqedoni dhe disa politikan e shfrytëzojnë atë për të shkaktuar konflikte ndëretnike. Duke e komentuar refuzimin e Presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin liderit të LSDM, Zoran Zaev, për formimine qeverisë së re dhe protestat e çdoditshme kundër të ashtuqujaturës platformë shqiptare, Ahmeti tha se partitë politike nuk duhet të tentojnë që të përfitojnë nga tensionet.

‘’Kjo krizë politike duhet të zgjidhet me mjete politike, e jo nga ajo të krijohet problem ndëretnik për përfitimin e ndonjë partie politike’’, tha për Rojtersin Ahmeti. Ai vlerëson se rruga qorre mund të vazhdojë edhe ‘’katër vjet’’, atëherë kur janë parapa zgjedhjet e radhës. Lideri i BDI-së konfirmoi se në marrëveshjen e arritur me LSDM, gjuha shqipe do të përdoret në isntitucionet shtetërore dhe në banknote.

‘’Partnerët e koailcionit janë dakorduar që për kryetar të Parlamenti të zgjedhin një shqiptar, që do të jetë për here të parë pas pavarësimit të shtetit’’, e transmeton Rojtersi deklaratën e Ahmetit.