Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar mbrëmë në Gostivar ku në hyrje ishte organizuar një pritje simbolike. Por ja se si u raportua kjo nga disa portale që i dhanë publicitet të madh kësaj vizite.

“Agjenda e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahemti ka pësuar ndryshim që në hyrje të Gostivarit, afër Qendrës për Kulturë ku pritet të mbahet takimi me qytetarët e Gostivarit. Pa pritur, para veturës ku ndodhej lideri integrist Ali Ahmeti, është shfaqur një turmë qytetarësh të cilët ia kanë ndërpre rrugën. Qytetarët e Gostivarit, pasi arritën ta neutralizojnë makinën ku ndodhej lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me të dalur nga vetura, i kanë dhuruar buqeta lulesh, momente këto që u shoqëruan me duartrokitje.”, kështu shkruan portali lokal Flaka.