Para pak çastesh është aksidentuar Prokurorja Speciale Fatime Fetahi. Fakte.net mëson se gjatë aksidentit, prokurorja ka marrë lëndime trupore dhe si pasojë është dërguar me urgjencë në spital. Priten më tepër informacione në orët në vazhdim, në lidhje me shkakun e aksidentimit si dhe detaje për gjendjen shëndetësore të Prokurores Speciale.

Ndryshe, dy dytë para skadimit të afatit ligjor, dmth sot, PSP ka ngritur 17 padi të reja penale për 18 vepra, dhe për të njejtat vepra ka nis hetime për 94 persona fizik dhe për 7 persona juridik. Ndër të akuzuarit dhe për të cilët kërkohet edhe parapurgim janë: kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski si dhe krerët më të lartë të kësaj partie duke kyçur edhe ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov, por edhe koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi, funksionarin e lartë të kësaj partie Ismet Guri si dhe funksionarë të tjerë.