Kreu i policisë së Durrësit Perlat Cullaj, ka reaguar lidhur me akuzat e kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se:

“E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron  Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”.

Por sipas kreu të policisë këto janë akuza të pavërteta.

“Akuzat ndaj meje janë të pavërteta. Basha ti drejtohet organeve të akuzës”, tha Cullaj për News 24.