Alarmi Kimik/Hitoria më e re kriminale e Familjes Berisha. Lajmi i Kontenierëve në gjyq, në Itali. U pagua nga Tirana një politikan i korruptuar dhe dënuar në Itali për lajmet plumb mbi kokat e Shqiptarëve. Dënim shembullor për familjen kriminale të lajmeve me urrejtje ndaj Shqipërisë

Lulzim Basha po mundohet të krijojë një cështje pas së cilës të kapet.
Është kjo cështja e mbi 1000 konteinerëve që paskan hyrë në Shqipëri me mbetje radioaktive, nga Italia.

Një histori kriminale e lajmeve plumb që qëllojne mbi kokat e shqiptarëve.
Paguar nga Tirana, shumë pranë familjes së Sali Berishes dhe familjes se tij kriminale, asaj që e urren Shqipërine, për portalin e një politikani të korruptuar në Itali, përhapur pastaj në Tiranë nga e njëjta shtëpi, familja kriminale e Sali Berishës, persëri kundër Shqipërise, me urrejtjen e tyre genetike kundër saj.

Edi Rama tha se do ju pergjigjet menjëhere me të njejtën monedhë.
Padi e gjyq në Itali, atje ku drejtesinë nuk e ka Berluskoni, siç në Tiranë familja kriminale e Sali Berishës.

I ftuar në studion e emisionit “Top Story”, me gazetarin Sokol Balla, kryeministri Edi Rama bëri edhe një koment në lidhje me alarmin e dhënë nga një portal se në Shqipëri po groposen mbetje kimike.

Kryeministri pretendoi se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë histori dhe se qeveria do të hapë proces gjyqësor ndaj një portalit italian që ka nxjerrë këtë lajm.

“Nëse këtu ka një alarm kimik, atëherë këtu ka marrë fund çdo gjë. Gazetarët që shkojnë tek çadrat, pse nuk e verifikojnë dhe pse nuk i thonë çadrës dhe shqiptarëve që kjo është një poshtërsi. Kjo tregon dëshpërimin e çadrës. Të paguash për të nxjerrë një lajm të rremë të këtyre përmasave dhe jashtë shtetit. Ne do të hapim një gjyq për këtë. Kjo nuk ka ndodhur dhe ne kemi marrë konfirmim për këtë nga inteligjenca italiane e doganave. Ne do të hapim gjyq ndaj një portali që ka nxjerrë këtë lajm jashtë shtetit”, tha Rama për “Top Story”.

burimi: Pamfleti.com


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.