Alaves ka kërkuar që ndeshja gjysmëfinale e Copa del reyt ndaj Celta Vigos të shtyhet për të mërkurën tjetër
Ndeshja ndërmjet Celta Vigos dhe Real Madridit është shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Sipas mediave spanjolle, kjo ndeshje pritet të luhet në muajin prill ose maj, në varësi të ecjes së tyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve ose në Copa del Rey.

Kjo kohë nuk është aspak e përshtatshme për skuadrën e Realit, pasi muaji prill dhe maj janë shumë të ngjeshur dhe për këtë në ndihmë i ka dal Alaves, skuadër e cila luan këtë të mërkurë ndaj Celtas në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Alaves ka bërë kërkesë në Federatën Spanjolle që të shtyhet ndeshja gjysmëfinale, pasi besojnë se Celta ka avantazh, duke ditur që nuk ka luajtur në vikend.

Mbetet të shihet nëse edhe federata do të mendojë si drejtuesit e Alaves dhe të vendos që ndeshja e mbetur ndërmjet Celta Vigos dhe Real Madridit të zhvillohet këtë të mërkurë në vend të gjysmëfinales Alaves-Celta.

al_1486311796-5042075