“Nuk dua të komentoj asgjë, sepse nuk i kam numrat. Kushtet e mia janë të mirënjohura tashmë dhe nuk do t’i përsëris 100 herë.”tha Ziadin Sela.

Të shtunën me anë të një postimi në rrjetin social, facebook Sela njoftoi se për Maqedoninë ka zgjedhur qeverinë e zgjeruar, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare. Ai poashtu shkroi edhe kushtet e koalicionimit.

“50+10+5+3+2= 70= kushtezim numrit 50 per formim qeverie= gjuhe shqipe te barabarte me gjuhen maqedone, buxhet i drejte, decentralizim  te mirfillte, zgjidhje e proceseve te montuara politike…” shkroi Sela.