Kryesia e LR-PDSH-së do të mblidhet sonte në orën 21 në Tetovë për të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen në Qeveri dhe për të caktuar emrat e ministrave të Aleancës për Shqiptarët.

Kësaj partie i takojnë dy poste ministrore, edhe atë Ministria e Shëndetësisë, që pritet të drejtohet nga Arben Taravari, dhe Pushteti Lokal.

Për këtë dikaster përflitej se do të udhëhiqet nga Vesel Mehmedi, i favorizuar nga BDI-ja. Por Mehmedi jozyrtarisht është duke bërë kalkulimet që të vazhdojë të mbetet deputet, ndërsa në Pushtet Lokal të caktohet ndonjë i afërt i tij./Alsat-M/