Në skenën politike në Maqedoni po ndryshon balansi politik i partive shqiptare, BDI shënon rrënie me mbi 50% gati në të gjitha zonat zgjedhore, edhe në vendet ku llogariteshin si bastione kryesore si Kërçova , Çairi, Saraj dhe gjithandej.

PDSH e Menduh Thaçit gati se nuk përmendet fare, ndërsa po shfaqen forca të reja politike si Lëvizja Besa dhe Koalicioni për Shqiptar i Ziadin Selës dhe gjeneral Ostrenit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë në konferencë për shtyp në Shkup, ku ka potencuar se rezultatet e para do dalin rreth mesnatës, pasi njëherit duhet të verifikohen gjitha procesverbalet dhe më pastaj të jepen rezultatet.

Ata potencuan se janë vërejtur disa shkelje ligjore, por jo në atë masë që të hedhet dyshime mbi procesin zgjedhor.