Ish nënkryetari i Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafis Aliti ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj deputetëve shqiptarë në Parlament, ka qenë përjetim jo i mirë, “jam ndjerë keq, sepse ata që janë sulmuar janë kolegë tanë, janë të zgjedhur të popullit”.

“Do filloj prej kryetarit të LR-PDSH që nuk u sulmua si Ziadin Sela, por për shkak qëndrimeve të tij që ka pas shumë transparente nëpër media. Ai ka qenë target i sulmit dhe i atyre që kanë hyrë në Parlament”, ka thënë Aliti në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.

Madje, sipas tij, atë që në kryesinë qendrore e kanë shpjeguar deputetët e BDI, nuk është e vërtetë se nuk kanë qenë cak i huliganëve, secili prej deputetëve të BDI-së e ka rrëfyer ngjarjen si që e kanë parë. Atë që e kanë thënë në kryesi dhe biseda në mënyra të ndryshme edhe ata kanë qenë të sulmuar apo shqelmuar”, ka thënë Aliti

Ai ndër të tjerash ybuloi edhe një pjesë te skenarit të pa zbuluar deri më tani kur tha se:
“Policet shqipetar ka qene te detyruar te shfrytezojn pushimet vjetore pa pelqimin e tyre” ka thënë Aliti në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.