Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar në rubrikën e tij Amarcord, ka përkujtuar këtë radhë Ismail Qemalin, në ditëlindjen e këtij të fundit.

Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan pikërisht më 16 Janar të vitit 1844, do të niste rrugëtimin Ismail Qemali drejt rrugës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve.

Në fakt duket se jo rastësisht Rama të ketë zgjedhur si ditën e djeshme të shkruajë dhe përkujtojë Isa Boletin, ashtu edhe sot Ismail Qemalin.

Kjo lidhur edhe me zhvillimet e fundit në rajon, që kanë të bëjnë me trenin serb të nisur pak ditë më parë nga Beogradi në Kosovë, në të cilën thuhej se “Kosova është Serbi”.

Postimi në Facebook:

AMARCORD

Kjo fotografi e Ismail Qemal Vlorës, në moshën e shpresave dhe ambicieve djaloshare, ndoshta nga më të bukurat dhe shprehëset e personalitetit të këtij kolosi të historisë së Shqipërisë, rrezaton një energji të posaçme.

Në librin Shqipëria dhe Napoleoni, Augustin Boppe shkruante se Shtëpia e Vlorave, nderohej në një mënyrë gati mistike nga krerët e familjeve të mëdha e nga vegjëlia po ashtu dhe se, përfshirja e saj në fatet e Shqipërisë, ishte pothuajse një fatalitet, më së shumti ogurmirë, të cilit askush, madje as Ali pashë Tepelena në kulmin e tij, nuk mund t’i kundërvihej dot tërësisht.

Nga kjo derë e parë e Shqipërisë doli i plotfuqishmi në virtute dhe modesti në pretendime, Ismail Qemal Vlora, i cili më 16 janar 1844 pa për herë të parë dritën e një jete të mbushur me vështirësi të panumërta por edhe me realizimin e një ëndrre së cilës i’u bë edhe kumbar: Pavarësia e Shqipërisë dhe vetvendosja e shqiptarëve.

i qemali