Ambasada e SHBA-ve në Shkup thotë se partitë politike në Maqedoni duhet ti respektojnë proceset demokratike dhe institucionet.

“Pajtohemi plotësisht me qendrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, dhe me qendrimet e evro-komisarit, Johanes Han, për formimin e qeverisë. Të gjitha paritë duhet ti respektojnë proceset demokratike dhe institucionet dhe të fokusohen në angazhimet e tyre të përbashkëta në zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do të përparojë në angazhimet e saj strategjike për anëtarsim në NATO dhe Bashkimin Evropian, proces që këto SHBA-të ka kohë që po e mbështesin. Kjo është në pajtueshmëri edhe me deklaratat e ambasdorit Xhes Bejli të dhënë në një intervistë në Tv ‘Sitel’ me 18 shkurt”, thonë nga ambasada e SHBA-vë në pyetjen e agjencisë META, për ti komentuar deklaratat e Stoltenberg dhe Han.

Stoltenberg dje deklaroi se pret që presidenti Ivanovë t’ia jap mandatin për formimin e qeverisë së re partive që kanë shumicën parlamentare. Me qendrim të ngjashëm doli edhe evro-komisari Han.