Ambasada ruse në Uashington tha sot se sanksionet e fundit të SHBA-ve, janë një gabim dhe një hap drejt shkatërrimit të lirisë së biznesit dhe integrimit ekonomik global.

“Uashingtoni ka hedhur një goditje tjetër në marrëdhëniet ruso-amerikane, tani sanksionet i referohen udhëheqësve të biznesit rusë, të cilët refuzojnë të luajnë sipas skenarit të Uashingtonit”, raportoi Interfax.

SHBA-të sot kanë vënë sanksione ndaj oligarkëve rusë, të cilët janë të afërt më presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton KosovaPres