Euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori i Mbretërisë Spanjolle Ramon Abaroa Karansa sot, së bashku me zëvendësen e avokatit të popullit Vaska Bajramovska­Mustafa, do të mbajnë takim me qytetarët e Tetovës.

Në kafe­bisedën, siç është paralajmëruar takimi nga Zyra e Zhbogarit, ambasadorët dhe Mustafa do të mbajnë fjalime të shkurtëra, të cilat do të ndiqen nga diskutimi me qytetarët.