Ambasadori i Greqisë në Brazil, i zhdukur të hënën e shkuar dhe i gjetur i vdekur i karbonizuar të enjten brenda një makine që kishte marrë me qira, dyshohet se është vrarë për motive pasioni.

Autorët e dyshuar janë gruaja e tij Francoise Amiridis, me të cilën ambasadori Kyriakos Amiridis kishte 15 vite që ishte martuar, si dhe tre agjentë të policisë.

Një nga autorët e dyshuar quhet Sergio Gomes Moreira Filho dhe kishte një marrëdhënie intime me gruan e ambasadorit 59-vjeçar. Policia i kërkoi gjykatës të lëshojnë 4 urdhër-arreste për autorët e dyshuar, transmeton Syri.net.

Raportohet se ambasadori e ka gjetur gruan e tij duke bërë seks me Sergio Gomes Moreira Filho, në banesën e pushimeve në Rio. Pas sherrit që ka bërë me të shoqen është larguar, për të mos u kthyer kurrë.

Edhe pse u zhduk të hënën e shkuar, zhdukja u raportua me vonese 48 orë në polici nga gruaja e tij.

Gjatë marrjes në pyetja gruaja ka dhënë dëshmi kontradiktore, por ka pranuar lidhjen me një oficer të Policisë Ushtarake.

Edhe ky i fundit është marrë në pyetje, duke mohuar se s’kishte lidhje me gruan e ambasadorit, por më pas ka pranuar lidhjen mes tyre.