Deputeti shqiptar në Bruksel reagon pas deklaratave të ashpra të Greqisë për djemtë shqiptarë në ushtrinë greke që bënë me duar simbolin e shqiponjës.

Nëse simboli i shqiponjës në duart e disa djemve shqiptarë në ushtrinë greke, rrezikon sigurinë kombëtare të Greqisë, atëherë, Vasil Bollano, Vangjel Dule e kryepeshkopi Janullatos e rrezikojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë, ndaj duhen dëbuar nga territori i saj.”

Ky është reagimi që vjen nga Amet Gjanaj, deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit.

Me ironi ai e cilëson shtetin grek, si shtet europian dhe fton shtetin shqiptar t’i përgjigjet me po kaq “europianizëm” grekëve duke përzënë disa elementë pro grekë në tokën shqiptare, të cilët ushtrojnë lirshëm aktivitetin e tyre nacionalist progrek prej 25 vjetësh.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjanaj “përgëzon” shtetin “europian grek dhe i bën një propozim interesant shtetit shqiptar.

Përgëzojshtetineuropiangrek për këtë veprim kundër shprehjeve kolektive të organizuara qërrezikojnësigurinë kombëtare greke dhe ftoj shtetin tonë që të adoptojë këto praktika të një shtetieuropianduke dënuar maksimalisht Vasil Bollanon, Vangjel Dulen dhe Janullatosin (për këtë të fundit, rekomandoj dëbimin në Greqi, ngaqë shtetësia e tij është greke) dhe shumë të tjerë që kanë kaq vite që rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Gjanaj.