Analisti politik, Haki Abazi në një postim të tij në facebook ka dërguar porosi liderëve shqiptarë në maqedoni që të shqurtojnë mundësin për një qeverisja me LSDM-në, sepse me këtë opsion mund të sigurohet modeli i zgjedhjes së emrit, dhe të riorientohet Maqedonia drejt paqes, shoqërisë multietnike dhe drejt adresimit të deficiteve demokratike.

Në vijim postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook.

“Duhet përshëndetur pjekurinë politike të gjithë lidërve të partive në Maqedoni. Kjo pjekuri i z. Ahmeti, Z. Kasami, Z. Sela mund të jetë edhe hapi i parë për të treguar që në bashkëqeverisje me LSDM përveq që përjashtohet politika anti evropiane, antiamerikane dhe antishqiptare në Maqedoni, sigurohet modeli i zgjedhjes së emrit, dhe riorientohet Maqedonia drejt paqes, shoqërisë multietnike dhe drejt adresimit të deficiteve demokratike nga e kaluara e cila ka prodhuar dhëmbje, ndarje, diskriminim dhe padrejtësi ekstreme- që ka dëshpëruar të gjithë e më së shumti të rinjët që po kërkojnë ikjen nga vendi si shpëtimin e vetëm.”, ka shkruar Abazi.