Për momentin është duke ndodhur protestë e paparalajmëruar e një grupi qytetarësh dhe anëtarë tëVMRO-DPMNE-së para Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Sipas Makfaks, të pranishëm janë rreth 200 qytetarët, të cilët po protestojnë kundër akuzave të PSP-së të cilat i dorëzuan sot në Gjykatë.

Komunikacioni nga udhëkryqi në buleverdin “K. Misirkov” dhe bul. “G. Dellçev” drejt rrugës “Bellasica” është bllokuar, thanë nga MPB për Makfaks./Telegrafi/