Dashuria për Kombëtaren shqiptare nuk njeh kufi. Një anëtar i “Tifozave Kuq e Zi”, pikërisht Lekë Dobruna, ka bërë një tatuazh të veçantë, por me një domethënie dhe histori të madhe për të gjithë shqiptarët. Ai ka bërë tatu momentin kur Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka ulur poshtë një serb dhe e godet.

Ngjarja e 14 tetorit 2014 është fiksuar në memorien e të gjithë shqiptarëve. Pas hedhjes së dronit me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” serbët u tërbuan, ndërsa futbollistët kuqezi qëndruan në fushë duke mbrojtur simbolet e tyre kombëtare. Dhe ky moment i Canës është fiksuar nga ky tifoz special, i cili ka marrë komplimente në komentet e faqes së grupimit “Tifozat Kuq e Zi”.