Anglia ka fituar me lehtësi përball Skocisë me rezultat 3-0.

‘Tre Luanët’ kanë shënuar edhe një fitore në Grupin F, duke udhëhequr me 10 pikë pas katër ndeshjeve eliminatore të zhvilluara.

Golat për Anglisë u shënuan nga Daniel Sturridge (24’), Adam Lallana (50’) dhe Gary Cahill (61’).

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja kombëtareve, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte mbrojtësi Kyle Walker, i cili u notua me 8.8, ndërsa nota më e ulët i takoi portierit Gordon, që u notua me 5.2.