Seanca e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet, ku duhej të vazhdoj debati mbi Projektbuxhetin e 2018 u anulua, informoi Kryetarja e Komisionit Liljana Kuzmanovska.

Ajo nuk saktësoi se cilat ishin arsyet për anulimin e seancës e as kur mund të catohet vazhdimi i të njëjtës.

Debati parlamentar mbi projekt-buxhetin për vitin 2018 filloi dje në Komisionin për Financim dhe Buxhet. Sipas Rregullores për punë të Parlamentit, seanca do të zgjas 10 ditë pune.