Në më pak se 24 orë përfundon afati  për regjistrimin e votës së mërgatës, me të cilën atyre u mundësohet të votojnë në Zgjedhjet Parlamentare të planifikuara me 11 dhjetor.

Thirrje të shumta dhe apele janë drejtuar kah mërgimtarët që medoemos ta regjistrojnë votën e tyre, e drejtë e cila i’u garantohet edhe me kushtetutë.

Duke qenë se deri tani diaspora shqiptare nuk ka pas përfaqësues në Kuvend, ky mund të jetë një moment historik nga i cili bashkatdhetarët mund të sigurojnë përfaqësues dhe zë të fuqishëm në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Aktuale.mk.

Rikujtojmë se ishte pikërisht vota e mërgatës ajo krucialja e cila mundësoi që Komunën e Kërçovës ta udhëheq kuadër shqipëtar.

Të gjithë ata të cilët janë të interesuar ta regjistrojnë të drejtën për votim, duhet të kyçen në faqen e internetit të Këshillit Shtetëror Zgjedhor http://dijaspora.sec.mkku do ta gjejnë formularin për regjistrim, të mundësuar edhe në gjuhën shqipe.