Aplikacioni i popullarizuar shqiptar “Hello” që ka arritur në mbi një milion shkarkime anembanë botës për platformën iOS e Android, ka lansuar një përditësim të ri që mundëson biseda në grup, biseda pa limit mes shokëve dhe shumë të mira tjera.

I përdorur nga më shumë se 80,000 përdorues në një shtet që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, Brazili vazhdon ta çmojë lartë punën e kosovarëve, që tani po sjellin një dizajn tërësisht të ri, emra të përdoruesve, duke u pozicionuar kështu më shumë si audo-social network, dhe veçori tjera si biseda në grup dhe pa limit me miqtë tuaj.

“Jemi shumë të kënaqur që me punën tonë nga Kosova po lidhim botën. Ajo që filloi si eksperiment në zyrën tonë të vogël në Prishtinë, duket se nuk po ka të ndalur dhe ka pushtuar botën” tha Anton Paçarada, themelues i Hello.

Në anën tjetër partneri menaxhues, Arian Kastrati është shprehur falënderues me punën e ekipës duke theksuar se fal përkushtimit dhe dedikimit të tyre, Hello sot ka arritur aty ku është, me mbi 1 milion përdorues, dhe pa ndonjë mbështetje financiare por me forca vetanake.

Shkarko per:
iPhone https://itunes.apple.com/us/app/hello-audio-social-network/id1079611662?mt=8 ose
Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=net.helloapp.hello