Maqedonia është vendi i mundësive krahasuese për investime të reja, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me delegacionin e biznesit nga Arabia Saudite.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim është biseduar për politikat e reja ekonomike që e pozicionojnë Maqedoninë si destinacion stabil për biznes, mundësitë për investime, potencialet natyrore dhe resurset e vendit dhe klimën e volitshme investuese, si dhe për masat e mbështetjes nga plani për rritje ekonomike për investime të reja dhe rritje të konkurrencës së ndërmarrjeve.

“Për ekonominë tonë është mirë që ta përforcojmë bashkëpunimin me Arabinë Saudite në planin politik dhe ekonomik. Maqedonia hap mundësi dhe mund të jetë destinacion i mirë biznesi për investuesit nga Arabia Saudite”, porositi kryeministri Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë i informoi investuesit se Plani për rritje ekonomike i jep rezultatet e para pozitive me çka vendi shndërrohet në destinacion atraktiv dhe stabil biznesi, në të cilën për shtatë muaj ka hyrje të tetë investimeve të reja, ndërsa pritet vendim përfundimtar edhe për 20-të investime të tjera të reja.

Përfaqësuesit e delegacionit të biznesit i transmetuan përshtypjet e tyre pozitive nga vizita treditëshe në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë të zhvillohet në drejtim të avancimit të relacioneve ekonomike me shtetin tonë.

Siç është theksuar në kumtesë, në takim është theksuar se ekziston interes për investime në sektore të caktuara, siç janë bujqësia, kapacitetet përpunuese dhe industria ushqimore, sektori energjetik dhe financiar./Telegrafi/