Pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi para mediave ka theksuar se opinioni e ka të qartë se për çfarë kërkesa bëhet fjalë, integrimi euroatlantik, çështja e PSP-së dhe interesin e përgjithshëm shoqëror.

AAjo ka theksuar se asgjë nuk do thotë më shumë në lidhje me takimin, “vetëm tha që ka pasur diskutime konstruktive dhe se fjala e fundit është ende tek presidenca”.

“BDI është një parti politike e cila gjithmonë ka qenë e hapur për të diskutuar dhe për të pasur bisedime konstruktive, për sa i përket temave dhe prioriteteve të qytetarëve. Për ne ajo që është e rëndësishme është se vendosëm në tryezë prioritetet që lidhen me platformën partive politike shqiptare dhe pikat e pagonecioushme: Gjuha shqipe, realizimi i reformave në drejtës, integrime në NATO dhe BE”, tha Arifi duke shtuar se vlerësimet përfundimtare do t’i sjell kryesia e BDI-së në krye me Ali Ahmetin.