Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka ftuar në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë dhe policisë serbe.

RTS raporton se në takim janë prezent ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilloviq, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq dhe Bratistllav Gasiq, udhëheqës i BIA-s .

Përveç kësaj, edhe Qeveria e Serbisë po mban mbledhje urgjente.

Këto mbledhje vijnë pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri ku janë arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.