Dy persona janë arrestuar sot në Tearcë deri sa kanë ofruar para për votuesit që të mos dalin në zgjedhje, njofton A1On. Ata janë paraqitur në polici nga një banor i Tearcës sepse kanë ofruar nga 500 euro për një votues të vendvotimit 2011 në këtë fshat, që të mos dalë në zgjedhje.

Në këtë vendvotim me 711 votues do të rivotohet neser dhe aty vendoset nëse do të barazohet rezultati mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, apo do tw mbetet 51:49 në favor tw VMRO-së. Partisë së Gruevskit i konvenon që më pak votues të dalin në zgjedhje, sepse ka 387 vota përparësi nga 11 dhjetori. Sipas informacioneve tw shpërndara në rrjetet sociale dy personat e arrestuar kanë mbiemra shqiptare dhe ata kanë pasur me vete 100 mijë euro në momentin e arrestimit. Policia nuk i ka konfirmuar këto informacione.

A janë të ndërlidhura rasti në fjalë me takimin e Musa Xhaferit me Mijallkovin, siç raportuan mediat në vend dy dit më parë, ngelet të shohim ngga rezultatet e hetimit.

Për ndryshe mediat vendore të premten raportuan: “Kemi informacione se Musa Xhaferi po negocion me Mijallkovin:

Më poshtë po ju a citojmë lajmin e plotë së qarkulloi në mediat vendore ditën e së premtes:

“Iniciativa e Ali Ahmeti për një takim të partive shqiptare, ka humbur dukshëm në peshë, pas paraqitjes së informacioneve nga burime partiake në BDI, se larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, kjo parti ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në. Këto burime kanë thënë për gazetën Lajm se takimi i parë është realizuar parmbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup.

Këto takime kanë alarmuar edhe vetë funksionarë të BDI-së.

“Deri sa kryetari jonë po bën apel për bashkim të partive shqiptare, bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë filluar negociata me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. takimi është realizuar mes dy figurave që shpesh dëgjohen duke biseduar mes veti edhe te ‘bombat’ e publikuara nga Zaevi”, thotë ky burim partiak, që insiston të mbetet anonim.

Burime partiake vlerësojnë se temë kryesore e takimit duhet të ketë qenë Tearca, respektivisht ndihma që BDI mund të ja ofrojë VMRO-DPMNE-së që të mos humbë deputetin e rrezikuar në njësinë numër 6 dhe të ruajë përparësinë 51:49 ndaj LSDM-së. ky takim, sipas tyre do të jetë uverturë në bisedat për koalicion qeveritar, sepse si duket VMRO dhe BDI nuk e kanë ndërmend ta ndërprejnë “jaraninë” tetëvjeçare as pas 11 dhjetorit.

Meqë për këto informacione nuk ka reagim zyrtar nga BDI edhe përfaqësuesit e partive tjera shqiptare komentojnë vetëm jozyrtarisht.

Nga Lëvizja BESA me skepticizëm e shohin iniciativën e Ahmetit, duke vlerësuar se në këtë mënyrë kryetari i BDI-së po bën tentim të tejdukshëm për të rikthyer rejtingun e tij të dëmtuar pas humbjes së 70 mijë votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ndërkaq, burime nga Aleanca për Shqiptarët, jozyrtarisht thonë se posedojnë informacion për së paku një takim mes Musa Xhaferit të BDI-së dhe Sasho Mijallkovit të VMRO-DPMNE-së, lidhur me bashkëpunimin e mëtutjeshëm të këtyre dy partive. Nga APSH thonë se nëse konfirmohen këto informacione, atëherë do të ishte e kotë ulja në një tavolinë me Ahmetin. Vetëm nga PDSH tani për tani nuk ka komente zyrtare e as jo zyrtare për iniciativën e Ahmetit. “/lajm/


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.