Sipas Dailymail, Arsenali janë të gatshëm për të sfiduar rivalin e tyre të Ligës Premier, Manchester Unitedin, për nënshkrimin e sulmuesit francez, Antoine Griezmann.Gjatë javëve të fundit është raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ janë kryesuesit e garës për nënshkrimin e sulmuesit të Atleticos Madridit, Griezmannit, i cili u zgjodh i treti në botë për vitin e fundit.

Sipas mediave evropiane, skuadra nga Old Trafford është e gatshme të paguaj shifrën e vlerësimit të tij prej 85 milionë funteve, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, tani në garën për transferimin e tij është qasur edhe Arsenali, për të cilët thuhet se janë të gatshëm të thyejnë klauzolën e lirimit të tij, por prapëseprapë United thuhet ta ketë fjalën e fundit kur është puna te ofrimi i pagës.

Mos të harrojmë që gjigantët anglez kanë edhe një rival tjetër nga Serie A, me Interin që thuhet të jenë të interesuar në transferimin e tij gjatë verës, pasi pronarët kinez të Suning Group duan një skuadër plot me yje.