Arsenal janë të përgatitur për të bërë një ofertë serioze në drejtim të cakut të Manchester Unitedit e Chelseas.

The Sun raporton se në verë Arsenal do t’i vihet pas sulmuesit Alvaro Morata i cili është i frustruar me mungesën e minutazhës për lojë në Spanjë, dhe kërkon të largohet.

Antonio Conte e dëshiron spanjollin në radhët e tij, mirëpo Arsene Wenger ka ndarë 50 milionë funte për ofertë drejt Real Madridit, pasi është duke u përgatitur për zëvendësimin e Alexis Sanchezit, i cili pritet që të largohet nga klubi.