Drejtori i Muzeut të Alfabetit Nuer Arsllani tha se me një vendim të qeverisë më 2009, Muzeu i Alfabetit është shpallur si institucion nacional.

“Ndodhemi në vendin ku është mbajtur Kongresi i Manastirit ku delegatë nga gjitha trojet shqiptare kanë ardhur dhe kanë diskutuar rreth çështjes së njehsimit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Gati çdo vit e pasurojmë Muzeun, kemi vendosur fotografi, dokumentet nga formula e pagëzimit, dokumente të para të shkruara në gjuhën shqipe, ndërsa këtë vit e kemi vënë në funksion edhe kolonitë e artistëve…”, tha Arsllani.