Gjuha luftënxitëse e pranishme në mediat e Maqedonisë ku ftohen qytetarët për trazira, për të cilën Këshilli i Etikës së Mediave bëri thirrje deri te Prokuroria Publike dhe Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizule të dënojnë të njëjtën, nga Prokuroria deri më sot nuk është hapur procedurë penale ndaj mediave të cilat përdorin gjuhë të urrejtjes dhe të cilat ftuan qytetarët për trazira.

Edhe pse Prokuroria duhet të reagojë, nga atje nuk e shohin të arsyeshme as të përgjigjen për mediat. E kontaktuar nga Portalb zëdhënësja Elizabeta Nedanovska tha se deri më sot për tërë këto thirrje luftënxitëse askush nga subjektet e lartëpërmendura nuk ka kërkuar nga ata të hetojnë rastet e tilla dhe se nuk është hapur asnjë procedurë penale.

Ky mosfuksionim i Prokurorisë sipas komunikologut Sefer Tahiri ka ndikuar në atë që kohës së fundit të kemi rritje në pordorim të gjuhës së urrejtes në media, shkruan Portalb.mk.

Gjuha e urrejtjes është vepër penale në Republikën e Maqedonisë.

“Te ne Prokuroria Publike nuk funksionon dhe deri më tani nuk është dënuar askush ndërkohë që ne shohim dhe ndjekim shumë gjuhë të urrejtjes e cila është e pranishme tek mediat”, tha Sefer Tahiri
Por edhe pse me ligjin e gjuhës së urrejtjes nuk përfshihen mediat online, Sefer Tahiri vlerëson se “mediat online nuk duhet të jenë të lira që të bëjnë çfarë të duan dhe të sillen pa asnjë lloj përgjegjësie publike”.

Ai shton se këto media të cilat përdorin gjuhë të urrejtës dhe të cilat sillen pa përgjegjësi ndaj interesit publik janë armiq të lirisë së fjalës dhe të lirisë së mediave.

“Liria pa përgjegjësinë ndaj interesit publik nuk është liri. Të gjithë atë që e mbështesin këtë qëndrim janë armiq të lirisë së fjalës dhe të lirisë së mediave”, tha komunikologu Sefer Tahiri.
Përndryshe, dje Këshilli Etik i Mediave të Maqedonisë (KEMM) reagoi ndaj rasteve të shpeshtuara të siç thonë ata “keqpërdorimit të disa mediave të caktuara, veçmas në kontekst të situatës aktuale politike, për shpërndarje të spekulimeve, propagandimit dhe të pavërtetave, të cilat do t’i përforconin tensionet dhe do të sillnin potencialisht trazira në shoqëri”.

Nga ky Këshill gjithashtu bënë thirrje edhe deri te institucionet, duke përfshirë edhe Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Prokurorinë Publike ta dënojnë fjalorin nxitës dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat e patjetërsueshme në pajtueshmëri me kornizat ligjore”.

Reagimin dhe thirrjen e KEMM-it e ka mbështetur edhe ASHAAM-i duke u bërë thirrje radiodifuzerëve që në mënyrë strikte t’u përmbahen parimeve profesionale për ushtrim të veprimtarisë, duke mbajtur llogari për rolin që e kanë në sigurimin e informatave dhe kontekst në të cilin qytetarët lirshëm do të formojnë mendim për ngjarjet.

Si trup rregullator, shtojnë, Agjencia i ndjek programet e rediodifuzerëve dhe reagon në rastet kur i shkelin dispozitat ligjore ose kur mediat pengohen në ushtrimin e punës së tyre./portalb.mk