Njoftime e përgënjeshtrime lidhur me lajmet se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, regjimi i të cilit ka qenë i akuzuar për abuzime të të drejtave të njeriut është në gjendje kritike në spital.
Sipas Al Xhezira, Assad gjendet i shtrirë në spital në gjendje të renëdë shëndetsore, pasi mori plagë në kokë me armë zjari, pas një atentati nga truproja e tij.

Regjimi sirian ka mohuar raportet se presidenti Bashar al-Assad ka qenë në spital dhe aq më tepër në gjendje kritike.
Zërat nisën të qarkullojnë, kur gazeta libaneze Al-Mustaqbal duke cituar “burime të besueshme”, raportoi se Assad kishte pasur probleme cerebrale, të cila bllokonin arteriet për furnizimin me gjak dhe oksigjen në tru, dhe është duke u trajtuar në spital.

Një tjetër gazetë libaneze, al-Diyar, gjithashtu raportoi të premten se diktatori kishte vuajtur nga një goditje e tillë.

Lajme të tjera qarkulluan se Assad kishte pësuar një goditje apo vuante nga një tumor të trurit.

Ndërkohë faqja e lajmeve Al Manar njoftoi se regjimi sirian i hodhi poshtë akuzat.

Në një postim në Facebook, ata thanë “populli sirian ishte bërë imun ndaj gënjeshtrave të tilla” dhe se Assad është duke kryer detyrat e tij presidenciale normalisht.