Krahas thirrjes që i bëri kreut të opozitës për dialog, kryeministri Edi Rama mohoi të ketë një skenar për vrasjen e Lulzim Bashës, megjithëse sipas tij ka patur infomacione për një skenar ndaj tij.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës ka patur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të mëdha.
Edhe pse ekspertizat tregojnë që informacioni nuk ishte tërësisht i besueshëm, janë marrë të gjtha masat sikur të ishte realisht e vërtetë janë marrë të gjitha masat për sigurinë e kreut të opozitës.
Pavarësisht asaj që gatuhet në katundin mediatik, kreu i opozitës është më i sigurtë se kurrë”., – tha ndër të tjera Rama.