Është mbyllur votimi në diasporë dhe sipas informacioneve të para, kandidati i vetëm shqiptarë nga radhët e BDI-së nuk ka arritur të grumbullojë numrin e nevojshëm të votave për të marrë mandatin e deputetit. Kështu vjen edhe shuplaka e parë për BDI-në dhe Ali Ahmetin, si paralajmërim për humbjen e madhe që do t’i ndodhë nesër, më 11 dhjetor. Është interesant se BDI-në e kanë bojkotuar edhe ato pak shqiptarë që paraprakisht ishin paraqitur për të votuar. Përveç bojkotimit të BDI-së, një numër i madh i mërgimtarëve tashmë ka arritur në Maqedoni për të votuar për partitë opozitare, ndërsa një pjesë tjetër janë rrugës drejt vendit.

Para disa vitesh kur u votuan ndryshimet e kodit zgjedhor, kur u mundësua që diaspora të ketë përfaqsuesit e vet dhe mënyra se si u vu në funksion ky model zgjedhor, u përfol se Ali Ahmeti me vetëdije të plotë ja dha peshqesh 3 deputet më shumë VMRO-DPMNE apo kampit politik maqedon, pasi ishte shum i lumtur që u mbyllën rastet e hagës për të dhe kjo do të ishte dhurata më e mirë që do të mund të ja bënte ish kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.