Autori: Elena Kocaqi

Kur Greqia mori pavaresinë, u perball me krizën e identitetit; jemi shqiptarë apo siç thoshte Evropa, jemi grekë. Kështu, pas një beteje 10-vjeçare nëse do te vendosej gjuha shqipe apo greqishtja, nga fuqitë e mëdha u vendos kjo e fundit dhe filloi të krijohej miti i grekëve. Fanariotët, kisha dhe fuqitë e mëdha nisën propagandën që të bënin  grekë shqiptarët dhe etnitë e tjera. Ideali Helen u eksportua nga jashtë me mbështetjen e brëndshme të klerit ortodoks.

Shqiptaret-dhe-serbet..Duhet vënë në dukje se fanariotët nuk ishin grekë siç propagandohet,por kane qene nje shtrese intelektuale nga etnitë e ndryshme që përdornin gjuhën  e Kishës Ortodokse për arsimin e tyre, pasi ata ishin të krishterë ortodoksë.

Ishte pikerisht kjo shtresë multietnike, por me  kulturë, nëse do ta quaja helene, që u bë bërthama ideologjike e helenizmit që do të asimilonte më pas etnitë  e ndryshme që banonin në të ashtuquajturën “Greqi”.

Në librin Bonoparti dhe grekët autorja thote se fanariotët ishin ndermjetës midis turqve dhe grekëve të Moresë dhe Romelisë. Bashkë me klerin ata formuan një qeveri dhe konservuan te grekët një unitet kombëtar.Të pavarur ata u ngjajne patricëve romakë me klientët e tyre, pavaresisht  magjisë së tyre të madhe të dhuratave të përbashketa. Lavdia qe  lidh fanariotët me malesorët e Rumelisë dhe me injorantët bashkatdhetarë të tyre të Moresë, ishte feja.

Në një dokument të ministrit të jashtëm te Greqise, Kumunderos,të vitit 1881, derguar mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera  thuhet se’’edhe pas pesëdhjetë vitesh të shteti të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njejësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qenësisë së saj shqiptare’’.

Më tej ai vëren se ‘’edhe në vetë Athinën, ashtu si në More(Peloponez), mbi 70.000 vetë flasin shqip, pa ditur asnjë fjalë greqisht’’.,duke pohuar më tej se ‘’është fjala për një etni homogjene, që njihet si i tille së paku nga dhjetë shekuj, në këtë hapesirë të lartpërmendur.

Albania-ethnique1898Helen është një person që ndan idealet e kulturës antike të epokës klasike, qe do të thotë se çdokush, nga cilado etni, i bardhë  apo i zi qoftë, mund të jetë Helen, sepse i pëlqen kultura filoheleniste.

Termi Helen përdoret për të gjithë ata që refuzojne etninë e tyre dhe marrin ate false helene. Por ata duhet të mbajnë vetëm këtë të fundit. Grekët modern kanë braktisur realitetin dhe jetojnë në botën ideale. Kjo është ideologjia e parë që ka krijuar një komb në historinë botërore.

Misha Glenny thotë se  vite përpara, konceptii shtetit  grek (I cili ishte një produkt i politikës së fuqive të mëdha, me qëllim që të destabilizonin osmanët) nuk ka ekzistuar kurrë.’’Grekët nuk e dinin cilët ishin’’.

Sipas antropologut Roger Just, shume nga ‘’grekët’’e shekullit XIX që sapo kishin fituar pavaresinë nga Turqia, jo vetëm nuk e quanin veten helenë (ata e mësuan këtë titull më vonë nga intelektualët nacionalistë), por as që flisnin greqisht, por në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave.

Për Vamik Volkanin; ’’Levizja e grekëve për të  ndërtuar një identitet kombëtar, përmban një element unik që nuk ndahet nga të tjerët, mbeshtetje e jashtme dhe madje presion për një lloj identiteti specifik. Britanikët, francezët dhe rusët kërkonin që identiteti i grekëve modernë të ishte Helen, që ti përgjigjej nostalgjisë evropiane për restaurimin e qyteterimit para të krishterë helen’’.

Sipas G.Boërsock;’’Helenizmi është një ide moderne që reflekton format moderne të dominimit kulturor’’.

harta-popujt-ballkaneWilliam St. Clair,te That Greece Might Still Be Free thote  se grekët modernë kishin një mundësi të zbulonin se cilët ishin dhe të vendosnin se si do ta quanin veten dhe vendin e tyre të vogël. Bota e jashtme kishte vendosur për ta. Ata do të quheshin grekë dhe vendi i tyre, Greqi.

Ndërsa David Holdeni e perkufizon filohelenizmin si një dashuri, një ënderr që i sheh Greqine dhe greket jo si një vend aktual me njerëz  realë, por si simbol të përfeksionit imagjinar. Evropa, si Hellasi, ishte një ideal i përgjithshëm, një simbol i superioritetit kulturor.

Evropa kishte nevojë për një të shkuar fisnike evropiane, një burim për ndriçimin e saj, që e gjeti te Greqia, një Greqi që krijoi vetë. Ky është një fenomen ideologjik që do të trajtojmë, një koncept binjak Hellas-Evropë. Ata siguruan aventurën politike me ekskluzive të shekullit XIX, aventurë e cila çoi mijra jetë  nën kontrollin e një komb- shteti që s’ka ekzistuar kurrë si shtet Sovran.

Ulysse_et_les_sirènes

Greqia ka qenë tepër e ashpër në zhdukjen e gjurmëve të  diversitetit etnik dhe sugjeron se përpjekjet e dëshperuara të saj, duke përfshirë monopolin e shtetit grek për të kaluarën klasike (të cilën e kanë të përbashkët të gjthë popujt me origjinë evropiane )mund të shpjegohen me faktin se grekët sot janë një përzierje sllavësh, turqish, grekësh, bullgarësh, shqiptarësh, vllahësh, izraelitësh dhe gipsesh.

Dhe është normale të këtë reagime të tilla, kur njerëzve të atij vendi u mësohet të jetojnë në botën e ideve, jo në atë realen. Ata duan të relizojnë idealizmin platonik që të jenë një komb perfekt, siç mund të shpjegohet nga filozofia e Platonit. Pra, si komb ata nuk janë e nuk jetojnë në botën reale, por në atë perfekte, të programuar nga ideologët helenë idealë. Duke qenë në botën ideale, sigurisht që kanë ksenofobi nga ‘’inferiorët’’e botës reale.

Kjo ka nxitur një urrejtje shumë të madhe ndaj shqiptarëve, pasi realisht, me këmbë në tokë janë shqiptarë, dhe idealisht, me kembë në ajër janë helenë. Që të kuptojmë mirë si lindi nacionalizmi grek, duhet të kuptojmë si lindi ky komb. Sipas Renanit, kombi është një shpirt, një parim shpirtëror. Njeriu nuk i përket gjuhës dhe racës së tij. Ajo që përbën një komb nuk është i foluri i së njejtës gjuhë, as të qenit një racë.

Te njerezimi ka diçka më superiore se gjuha, është dëshira. Kështu, kombi grek është formuar duke u nisur nga një dëshirë e perbashkët ideale, jo nga bashkimi etnik. Pra, kombi është sipas tij një imagjinatë, një idealizëm, por jo një gjuhë, gjak dhe racë e përbashket. Kjo është një teori koloniale dhe shfarosëse për kombet e tjera dhe gjen vend për popujt e shtypur.

noli_kisha_dhe_greku-1-300x224-1-300x224Sipas Antoni Smithit, kombi bazohet në pasardhës të përbashkët në të njëjtin grup etnik dhe në kulturë të përbashkët. Smithi vë në dukje se, për vërtetimin e lidhjes midis grekëve të rinj dhe artyre të vjetër, sfida për historianët është të provojnë në mënyrë bindëse marrdheniet kulturore etnike të mëparshme me ato të kombit modern.

Pra nuk ka pasur kurrë një komb grek, atë e krijuan fuqitë e mëdha në bashkpunim me fanariotët dhe kishën ortodokse në shekullin XIX

  • Shkëputurnga libri Prof, Doc, Elene Kocaqi, Planet për zhdukjen e shqiptarëve.

burimi: etimologji.com


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.