Këto pamje dramatike tregojnë momentin kur një avion rrëzohet në mes të një autostrade, duke zënë përpara automjetet e duke shpërthyer në flakë brenda pak çasteve.

Avioni i vogël mbante dy pasagjerë, ndërsa u rrëzua në afërsi të aeroportin “Wayne” në Orange County, Kaliforni, këtë mëngjes, duke shkaktuar re të mëdha tymi në autostradë.

Dy persona, një burrë dhe një grua rreth të 60-ve përfunduan në spital me lëndime të rënda, pasi u nxorën nga rrënojat e mjetit fluturues.

Një video tjetër tregon se si një person që ishte në bordin e avionit del vet nga rrënojat.

Një tjetër video e habitshme tregon një njeri që ishte në bordin e avionit që u tërhoq nga rrënojat.

Fytyra e tij është mbuluar me gjak, ndërsa duket duke folur me shpëtuesin e tij, duke shpjeguar në aeroplan ishin dy persona në kohën e rrëzimit.

Disa sekonda pasi avioni u nis, piloti bëri thirrje emergjente dhe u tha kontrollorëve të trafikut ajror se kishte humbur kontrollin e motorit dhe do të përpiqej të kthehej në aeroport.

Autoritetet thanë se ishte jashtëzakonisht me fat që askush tjetër nuk u plagos nga radhët e udhëtarëve në autostradë.