Analisti Bashkim Bakiu, ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në televizionin Shenja, i cili foli për ndryshimet e qëndrimeve të BDI-së. Qasjen e kësaj parti, Bakiu e cilësoi si qasje me dy kute. Sipas tij, veprimi i këtillë i BDI-së shkon në favor të OBRM-PDUKM-së.

Situatën momentale, ai e përshkroi me proverbin popullorë: Kërkoj punë, po lus Zotin që të mos gjejë, duke aluduar se Bashkimi Demokratik për Integrim po bën negociata për formimin e Qeverisë, por në fakt nuk është thellësisht e interesuar për të hyrë dhe për të formuar Qeveri.

Ndërsa i pyetur për zgjedhje të reja Bakiu tha se ato nuk i përshtaten BDI-së, aq sa janë në të mirë të partisë më të madhe maqedonase.