I gjithë Ballkani dhe vendi ynë është prekur nga i ftohti arktik, i cili ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e mërkurë parashikohet një rënie e mëtejshme e temperaturave me  4 deri në 5 gradë, pra do të regjistrohen vlera në -8 deri në -9 gradë celsius në zonat  malore.

Edhe zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijë vlera poshtë 0. Deri në fundin e javës vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga masat e ftohta kontinentale, të cilat do të shkaktojnë akull dhe ngrica thuajse në pjesën më të madhe të territorit.