Ja përse duhet të konsumoni më shumë banane

Humbisni peshë

Duke qenë se janë të ëmbla, mendohet se bananet mund të shkaktojnë shtim në peshë, por në të vërtetë ndodh e kundërta, bananet janë një ushqim ideal për të rënë nga pesha. Kjo pasi ato janë të mbushura me fibra të tretshme, gjë e cila bën që ju të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe të shmangni konsumimin e ushqimeve të tjera.banane

Ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka

Kushdo që ka vuajtur nga gurët në veshka mund t’ju thotë se nuk është një proces i lehtë largimi i tyre. Për fat të mirë vetitë e bananes për të përthithur kalciumin mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të veshkave dhe uljen e rrezikut për t’u prekur nga formimi i gurëve.

Redukton simptomat e astmës

Sipas një studimi, fëmijët që konsumonin rregullisht banane kishin më pak probleme me frymëmarrjen, krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët kishin konsumuar lloje të tjera frutash.

Përmirëson shëndetin e syrit

Për shëndet më të mirë të syve këshillohet që në mëngjes të konsumohet banane. Pasi vitamina A që gjendet në të ndihmon në parandalimin e lodhjes muskulore.

Ul depresionin

Bananet janë të pasura në triptofan, kimikatin që lufton depresionin. Për këtë arsye është shumë i këshillueshëm konsumimi i tyre.

Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak

Është e këshillueshme që para se të filloni të ushtroheni për të humbur peshë të konsumoni një banane. Kjo pasi banania do t’ju ndihmojë të ruani nivelin e sheqerit në gjak gjatë gjithë kësaj kohe, dhe për më tepër ju jep energji dhe për të bërë edhe më shumë ushtrime.

Përmirëson kujtesën

Bananet ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës në çfardollojë forme që t’i konsumoni ato, qoftë nëse i shtoni në tërshërën që konsumoni në mëngjes apo edhe nëse i konsumoni të papërziera me asgjë. Studimi i kryer në Universitetin Karaçi tregoi se minjtë të cilët u ushqyen me banane para se të futeshin në një labirint performuan më mirë se minjtë të cilët nuk ishin ushqyer me banane.

Parandalon uljen e nivelit të kalciumit

Bananet janë një burim i shkëlqyer kalciumi  që ndihmojnë që kockat të jenë të shëndetshme për një kohë më të gjatë.