Barcelona i ka vënë kusht Luis Enrikes për të rinovuar kontratën deri në muajin shkurt, në të kundërt nuk do ketë mundësi të vazhdojë aventurën me katalanasit. Kontrata aktuale i përfundon në fund të edicionit, por spanjolli nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

 

Në një situatë të tillë, drejtuesit kanë përzgjedhur edhe “planin B”, duke piketuar zëvendësuesin ideal. Bëhet fjalë për Ernesto Valverden, i cili për momentin drejton Atletikon e Bilbaos. Emri i tij është përmendur edhe në të shkuarën si kandidat për stolin e katalanasve, ndërkohë që në dy raste ka qenë edhe pretendent kryesor për të drejtuar Kombëtaren e Spanjës.

Në karrierën si trajner, 52-vjeçari ka drejtuar klube si Bilbao, Espanjol, Olimpiakos, Vijareal dhe Valencia. Ndërkohë, e njeh shkëlqyeshëm ambientin katalanas, pasi në karrierën si futbollist ka luajtur dy vite me Barcelonën dhe dy të tjera me rivalët e qytetit, Espanjolin. Ai është një praktikues i skemës 4-3-3 dhe 4-2-3-1, të cilat përshtaten edhe me filozofinë e lojës së Enrikes, në mënyrë që të mos ketë ndryshime që mund të ndikonin negativisht në vazhdimësinë e skuadrës.